Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa e përkrah publikisht iniciativë për mbrojtjen e Kodrës së diellit, transmeton Tetova1.
“Kushdo qofshin iniciatorët, i përgëzoj për idenë, për hapin e marrë dhe guximin! Kjo iniciativë (besoj të jetë serioze) është dashur të ndërmerret dhe realizohet nga programet qeverisëse, që duheshte të ruhet trashëgimia kulturore, ruajtja e resurseve natyrore dhe zhvillimit sportiv.
I ftoj publikisht të gjithë: miq e shokë, që t’i japim mbështjetje kësaj iniciative fisnike, ta përkrahim dhe ndihmojmë me të gjitha kapacitetet tona profesionale, materiale dhe fizike.
Uroj që këta djem të jenë promotori i ndryshimeve në “Kodrën e Diellit”, kësaj pasurie që Zoti na e fali!”, shkroi Blerim Sejdiu në llogarinë e tij në Facebook.