Pamjet pranë varrezave të qytetit të Kumanovës janë të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese. Hedhja e mbeturinave në këtë hapësirë, që duhet të respektohet si vend i shenjtë dhe i qetësisë, është një akt i papërgjegjshëm që nuk mund të tolerohet. Ky fenomen, që fatkeqësisht ka filluar të shfaqet kohëve të fundit, po merr përmasa alarmante dhe kërkon reagim të menjëhershëm.
U bëjmë thirrje Bashkësisë Islame, Komunës së Kumanovës dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për ndalimin e kësaj dukurie. Njëkohësisht, apelojmë edhe te qytetarët e ndërgjegjshëm që të reagojnë dhe të mos lejojnë që kjo zonë të shëndrrohet në deponi ilegale.
Ruajtja e dinjitetit të këtij vendi është përgjegjësi e përbashkët.
*Blerim Hyseni, keshilltar ne Komunen e Kumanoves
Data 24.10.2026
Aktuale
- SHBA-të dhe Kosova: Dialogu strategjik në pritje të përmbushjes së zotimeve
- Shtypi i ditës, 24 Tetor 2026
- LAMM: Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme
- Tetë shtete amerikane padisin OpenAI-n për rreziqet e ChatGPT-së
- Rikthimi i deputetit të tretë: Shqiptarët e Luginës bashkohen për të drejtat e tyre
- Bashkimi Evropian përkrah rishikimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
- Araghchi: Presidentët e Iranit dhe Rusisë do të takohen në Moskë javën e ardhshme
- Gani Geci lirohet nga paraburgimi pas akuzave për kanosje



