Më 16.07.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë, një person 46-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pronar i një firme private nga Tetova, ka denoncuar se është mashtruar nga M.S. nga Tetova, i cili përkohësisht qëndron jashtë vendit, ku është pronar i një firme me të njëjtin aktivitet. Sipas denoncimit, në fillim të vitit 2025, M.S. i ka kërkuar dhe janë dakorduar që t’i prodhojë materiale për një shumë prej 20.450 franga zvicerane, pas së cilës materialet përmes një firme tjetër private për transport janë dërguar jashtë vendit dhe pasi është lëshuar fatura, M.S. përmes llogarisë bankare i ka paguar vetëm një pjesë të parave në vlerë prej 5990 franga zvicerane. Siç është denoncuar, ai më pas ka tentuar të kontaktojë me të, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Data 22.12.2025
Aktuale
- (VIDEO) Mbledhja e Këshillit socio-ekonomik, nuk ka marrëveshje për rritjen e pagës minimale
- VIDEO/ Protesta e Partisë Demokratike, qindra policë zbarkojnë pranë Kryeministrisë dhe rrethojnë godinën nga të katërta anët
- Gashi-Spiropali: Përgëzova progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në hapjen e klasterëve negociues
- Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet më datë 12 janar gjyqi paraprak për Ilir Metën, avokati: Do paraqesim në Kushtetuese disa prova shtesë
- “Ujqit” pa shqiptarë edhe në vitin 2025: nga 45 oficerë të rinj, vetëm një shqiptar – barazia etnike nën pikëpyetje
- Ministrja Spiropali pritet nga homologu Mucunski: Gjuha shqipe në Maqedoni, detyrim i paekuivok
- Spiropali takohet me Mickoskin: Faktori shqiptar në Maqedoni komunitet shtetformues, nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese
- Operojnë gjatë uikendit, për t’a zvogëluar Listën e pritjeve të pacientëve për operacione


