Përshkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, çmimet e produkteve në tregun e Bit Pazarit janë ulur. Mirëpo, edhe përkundër kësaj dalja e qytetarëve është përsëri shumë e dobët. Shkak për këtë, shitësit numërojnë kryesisht gjendjen e vështirë ekonomike, pastaj bllokimi i rrugës në Bit Pazar për disa ditë me radhë e të tjera. Shitësit thonë se vërehet ulje e ndjeshme e shitjes, duke përmendur që ndryshe nga ditët e zakonshme kur tregu e ndjen gjallërin gjatë orëve te paradites, gjatë muajit të Ramazanit lëvizje më e madhe e qytetarëve ndjehet gjatë pasditës.
Qytetare:
“Unë ka 20 vite që jam këtu. Sa i përket këtij viti, çmimet nuk janë shumë të larta, çmimet janë ashtu siç duhet, por popullata nuk ka para. Financimi është mjaftë i dobët për klientët, çmimet nuk janë të larta, por kemi pasur pak probleme me bllokimin e rrrugës, për këtë arsye nuk kemi pasur punë aq sa duhet”
Qytetar:
“Çmimet kanë rënë pak, janë më të volitshme, por puna është ndalur sepse populli nuk ka para, nuk dalin, 80 % është ndalur puna. Prej orës 3 ka lëvizje deri në orën 6 dhe ndalet më puna”
Qytetar:
“Me Ramazan shumë dobët, nuk është sikur vitin e kaluar…Shumë dobët, shumë keq”.
Përkundër kësaj, ka edhe shitës që shprehen të kënaqur nga ajo se si i kanë kaluar këto ditë të Ramazanit.
Qytetar:
“Çmimet pothuajse të njejta janë, çmimet janë të volitshme. Ka lëvizje më shumë, për shkak të Ramazanit”.
Qytetar:
“Po si çdoherë, pak a shumë njëjtë…mirë po kalojmë me Ramazan”.
Qytetar:
“Po mirë po kalojmë me Ramazanin edhe klientë ka, jemi të kënaqur, çmimi ka rënë shumë, ja kamera mund ta filmoj 50 den kilogrami”.
Një ditë para fillimit të muajit të Ramazanit, tregu i Bit Pazarit ishte i mbushur përplot me qytetarë, të cilët bënin përgatitje për Ramazan, ndërsa pasi po bëhen gati 10 ditë nga ky muaj, çmimet janë ulur dhe dalja e qytetarëve është zbehur.
Emine Ismaili /SHENJA/