Saga e negociatave ne Maqedoni për formimin e qeverisë së re ka prodhuar dizinformim në Shqipëri, duke i bërë qesharake jo vetëm disa media të rëndësishme e portale online në Tiranë, por edhe disa politikanë, e madje edhe Partinë Demokratike që ka përshëndetur zyrtarisht përmes një deklarate arritjen e një marrëveshje me BDI-se dhe VMRO-se për qeverinë, shkruan Alsat M.
Në faqen e Partisë Demokratike ne FB, ku u shpërnda deklarata, ka pasur reagime dhe indinjatë nga gazetarë e qytetarë të Maqedonisë, që e akuzojnë këtë parti për mungesë totale serioziteti. Te futur ne një garë për gjoja lajmin e fundit ekskluziv, mediat, edhe pse me korrespodentë në Shkup apo Tetovë, kanë dalë blof, duke dezinformuar publikun e duke shkaktuar konfuzion. Ato bënë pjese të kësaj loje edhe politikane si Pandeli Majko, Tritan Shehu, etj, që kanë reaguar në profilet e tyre sociale duke përshëndetur një marrëveshje te paqenë.
Të rikujtojme dhe Top Channel nga Tirana dy diteve te fundit ka plasuar dezinformata te vazhdueshme lidhur me zhvillimet në Maqedoni, duke rrezikuar reputacionin e këtij mediumi para opinionit shqiptar në Maqedoni, përcjell Almakos. Ky televizion ka plasuar informacione në favor të BDI-së, të cilat në fund u treguan të rrejshme.

