Kur kryeministri fton të votosh për degën e BDIsë në Çair, Teutën në Tetovë, Bejtën në Gostivar Merkon në Strugë dhe ministrat e partisë së tij fotografohen me Blerimin në Saraj dhe thotë se Qeveria qëndron pas programit të këtyre personave do të ndodh një motivim i madh dhe një dyshim, vlerëson Bekim I. Bina, aktivist qytetar nga Çairi
Ai theskon se motivimi do të jetë i madh për qytetarët të dalin dhe votojnë kundër degës së BDI-së në Çair, Teutës, Blerimit, Bejtës dhe Merkos ndërsa motivimi do të jetë shumë më i madh te shqiptarët të cilët e përmbajtën po këtë kryeministër kundër këtyre për të cilët kryeministri bën fushatë me të madhe.
“Ne kemi argumentin e parimit, ndërsa kryeministri ka argumentin e numrave të koalicionit. Numrat janë kategori e ndryshueshme. Në dhjetor 2/3 e shqiptarëve votuan kundër BDIse, ndërsa rrethin e parë në këto zgjedhje po i njëjti numër. Të shohim se sa do të votojnë BDI-në në rrethin e dytë.
Dyshimi është se vallë pushteti aktual do të vazhdojë me partizimin e politikëbërjes si VMRO ! Nuk është parimore që një kryeministër të ftojë të votohet një opsion pasi që Qeveria do të qendrojë pas tij për shkak se janë në koalicion në pushtetin qendror. Qeveria duhet të qëndrojë pas çdo komune pa marrë parasysh se cili opsion politik fiton”, vlerëson Bina.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Tentim për kontrabandë droge në kufirin me Greqinë, kapet marihuana e fshehur në paketime ushqimore
- Dyshime për spiunazh në kabinetin e Siljanovskës, Prokuroria ka nisur parahetime
- Sadriu i reagon Konjufcës për shprehjen “frizerkë”: Mentaliteti yt karateist, Vjosa do kujtohet si presidente e ti kujtohesh për këtë tallje
- KEDS me punime, këto vende do të mbesin pa rrymë!
- Ndalimi i efektivit të policisë në Sarandë, Prokuroria: Kreu veprime korruptive ndaj një rasti hetimi për drogë
- Dyshime për spiunazh në kabinetin e Siljanovskës, Prokuroria ka nisur parahetime
- Erion Veliaj kundërshton arrestin, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
- Mot i ndryshueshëm me erë dhe kushte për reshje të shiut

