Në çdo shtet demokratik ekziston Kushtetuta e cila duhet të respektohet, kështu ka porositur sot para medias, ish-ministri suedez për Punë të Jashtme, Karl Bildt, pas takimit që realizime kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.
Bild me këtë rast është shprehur se në misionin e tij kalues me organizatën panevropiane është të mbledh informacione të cilat do t’u kumtohen liderëve evropian.
Pas takimit në LSDM, Bildt ka shkuar në Reçicë të Vogël për të realizuar takim me kryesinë e BDI-së.
Ndërkohë që më pas do të takohet edhe me kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruesvki dhe atë të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.