
Sot kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami realizoi një takim miqësor me Ambasadorin Suedez, Mats Staffansson. Gjatë këtij takimi miqësor u diskutuan zhvillimet e fundit në vend si dhe situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Me këtë rast kryetari Kasami e ka njoftuar Ambasadorin Staffansson për qëndrimet e BESËS përkitazi me qeverisjen e ardhshme. Takime të këtilla janë duke u realizuar intensivisht nga Lëvizja Besa me diplomatë ndërkombëtarë në Shkup.

