Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA rreth çështjes se si do mundë të zhbllokohet kuvendi thekson se ashu siç u morëm vesh të nisë dhe të vazhdojë seanca e kuvendit, ku dhe përkundër disa mosmarrveshjeve sa i përket komisionit për zgjedhje dhe emërime, me vullnet që të vazhdojë procesi u pranua kërkesa e VMRO-së, që nënkupton ato të kenë 6 anatarë.
Aty ne e kuptuam që partitë kishin përgadit një skenar për bllokim të kuvendit, LSDM kishte tentim të anashkalohet komisoni, gjë të cilën VMRO e shfrytezoi dhe debati shkonte në tetntim të prolongimit pafund të debatit, deklaron Kasami përcjell Almakos.
Ajo që është për të ardhur keq është se ne këtë skenar ranë edhe partitë e tjera poltike edhe sot në ditën e tretë, kishte me shumë debatues nga partitë tjera se sa nga VMRO-ja. Po ti kishim lënë që të replikonin me veteveten, do të bëheshin banal për votuesit e tyre dhe me këtë ata do të kuptonin që kjo strategji nuk do te ishte më e mira. Do jetë mirë me shtysë ndërkombëtare dhe me një punë të mbarë brend senacës të niste zgjedhja e kryetarit të kuvendit.
Ne si Besa, ishim partia e vetme e cila konform rregullatvës parlamentare kishim grup parlamentar, unë nuk e kuptoj pse LSDM dhe BDI u futën në grackën e VMRO-së dhe sot e tre ditë ne debatojmë për çështje inegzistente, debatojmë duke shfrytezuar mangësitë e kësaj rregullore.
Besa nuk është pjesë e këtij skenari, dhe ne kërkuam një mbledhje kordinative që të zhbllokohet kuvendi, shton Kasami në Tv21 emisonin debativ te rradhës në #Click Plus./Almakos
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
- Mexhiti: 13 vendime për 13 mësues
- Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para

