Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka uruar fitoren kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Shqipëri. Kasami e ka vlerësuar lartë procesin demokratik të treguar në zgjedhje, duke uruar që sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së.
Ja postimi i plotë i Kasamit:
“I përgëzojmë vëllezërit e motrat tona në Shqipëri, që dëshmuan maturi në procesin zgjedhor të rregullt, e që votuan me dinjitet duke respektuar vlerat demokratike dhe njëherazi ia urojmë fitoren z. Edi Rama dhe PS-së. Urojmë që Qeveria e re e Shqipërisë të jetë në dobi të shqiptarëve, ndërsa Shqipëria një orë e më parë të bëhet pjesë e familjes europiane.
Bilall Kasami, kryetar”

