Kryetari i Tetovës dhe kandidat për mandat të ri nga radhët e VLEN-it, Bilall Kasami, është deklaruar në rrjetet sociale në lidhje me rezultatet nga votimi i sotëm.
Ai ka falënderuar qytetarët për siç thotë “fitoren e madhe”.
“Faleminderit Tetovë për Fitoren e Madhe! Mirënjohës pafund. Shihemi në shesh ora 22:30”, ka shkruar Kasami.
Ndryshe, nga 78 përqind e votave të numëruara në Tetovë, Bilall Kasami ka marrë 15.129, ndërsa kundërkandidati i tij nga AKI, Bajram Rexhepi, ka marrë 12.123 vota, kandidatë që pritet të shkojnë në raundin e dytë.