Me 04.04.2019 në ora 09.00 në Stacionin Policor në Kocani është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 08.00 në Spitalin në Kocani me lëndime është sjell D.M.(31) nga Republika e Serbisë, transmeton Almakos.
Sipas paraqitjes në polici, ai është lënduar gjatë rrëzimit prej rreth shtatë metra lartësi, derisa ka qenë duke kryer punët ndërtimore në një objekt në Kocani, si i punësuar në një firmë nga Republika e Serbisë.
Pas ndihmës mjekësore ai është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kocani në prezencën e inspektorit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.