Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se falë udhëheqjes së harmonizuar, ka nisur sigurt kalimi i palestinezëvë të lënduar dhe shtetasve të huaj në Gaza.
Ai ka deklaruar kur u hap kufiri Rafah të mërkurën se po punohet pa pushim për t’i larguar amerikanët nga Gaza.
“Ne po punojmë pa pushim për t’i hequr amerikanët nga Gaza, sa më shpejt dhe sa më sigurt që të jetë e mundur”, ka thënë Biden.
Presidenti amerikan është shprehur optimist për lirimin e pengjeve, duke shtuar se “vazhdojmë në zemrat tona t’i mbajmë qindra familje dhe njerëz të dashur”.
“Vazhdojmë t’i mbajmë në zemrat tonë qindra familje dhe njerëz të dashur, përfshirë fëmijë të vegjël dhe gjyshër të moshuar, përfshirë shtetas amerikanë të mbajtur peng. Administrata ime vazhdon të punojë gjatë gjithë kohës për t’i ribashkuar ato familje. Ne nuk do të dorëzohemi”, ka thënë Biden.