Biblioteka Halk Bank pranë Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit është vlerësuar me çmimin “Biblioteka më e Mirë Universitare në Maqedoninë e Veriut” nga Shoqata e Bibliotekave të Maqedonisë. Njoftimi u bë gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Shën Klimentit të Ohrit.
Ky vlerësim e vendos bibliotekën në qendër të institucioneve që po sjellin qasje të reja në shërbimet akademike. Gjithashtu nënvizon punën e ekipit të bibliotekës dhe rolin e saj në mbështetjen e studentëve dhe stafit universitar.
Nga Universiteti u shprehën se çmimi është një motivim i fortë për të vazhduar me investime në inovacion, literaturë bashkëkohore dhe hapësira më funksionale për kërkim shkencor.
IBU i uron ekipit të bibliotekës suksese të mëtejshme dhe thekson se kjo arritje është rezultat i përkushtimit, profesionalizmit dhe vizionit të tyre për të ngritur standardet e shërbimeve universitare.


