“Kursimi është pa dyshim i rëndësishëm nga aspekti i individit, po ashtu edhe për përparimin e plotë ekonomik dhe qëndrueshmërinë e stabilitetit makroekonomik”, tha Anita Angellovska – Bezhovska, guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në Asociacionin Bankar të Maqedonisë, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Kursimit, raporton AA.
Ajo theksoi se kursimi është i rëndësishëm për çdo individ ose familje, ai është hapi themelor dhe më i rëndësishëm drejt sigurimit të së ardhmes së sigurtë financiare në afat të gjatë.“Kam kënaqësinë të konstatoj se qytetarët e Maqedonisë kultivojnë kulturë të kursimit në sistemin bankar. Gjatë 10 viteve të fundit depozitat e përgjithshme mesatarisht rriten me shkallën prej rreth 8 për qind në nivel vjetor që ka kontribuar për rritjen e konsiderueshme të kursimit prej rreth 10 për qind të pikëve nga BPV, duke arritur nivelin prej 55 për qind të prodhimit vendor”, theksoi Bezhovska.
Shkalla e kursimit të përgjithshëm amvisëror është veçmas e ulët në vendet e Evropës Juglindore, ku është rreth 17 për qind, përfshirë edhe në Maqedoni ku është afër mesatares në këtë rajon.

