Gërçeci dy ditë ishte pa rrymë elektrike, për këtë kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti në një prononcim për TV21 tha se është kohë e gabuar që kjo të ndodhë tani në muajin e Ramazanit Sa i përket pohimeve të EVN-së se në këtë vendbanim ka keqpërdorim të rrymës dhe pengesë që punëtorët të punojnë aty për riparim, Bexheti tha se ka institucione që duhet të reagojnë për këtë gjë.
“Unë i di, i kam edhe informacionet edhe nga kompania EVN që i kanë shpjegimet e veta, megjithatë dëmtohen edhe paguesit e rregullt por është edhe muaji i Ramazanit, andaj uroj që banorët dhe kompania të gjejnë një gjuhë të përbashkët që kjo çështje të kryhet njëherë e përgjithmonë. Jam në komunikim edhe me EVN-në edhe me banorët e Gërçecit dhe tash të shohim, sepse ndikimi ynë është aq sa është, vetëm mund të bëjmë apel, thirrje, komunikimi, ato janë kompani private, por shkyçja kolektive e rrymës nuk është e pëlqyeshme, ka institucione në këtë shtet dhe mendoj se nëse ka ndokund probleme, institucionet duhet të reagojnë që të zgjidhet”, pohoi Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit.