Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka komentuar takimin që do të ndodh nesër në mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të LSDM-së, Venko Filipçe. Ai shkruan se “në këtë vend, shqiptarët paskan të drejtë të votojnë, por jo të vendosin! Jo për çështje kyçe, jo për vendime madhore, jo për atë që u takon me të drejtë dhe JO për ardhmërin!”
“Sot, nuk kemi një qeveri multietnike – kemi një qeveri ku shqiptarët janë dekor, një fasadë që mbulon një realitet të hidhur: një pushtet që luhet në tryeza pas mesnate, larg syve të atyre që duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes!
Dhe ja ku kemi spektaklin më të ri politik: takime të fshehta, marrëveshje në errësirë, pazare mesnate mes liderëve politikë maqedonas, ku shqiptarët janë thjesht një detaj i parëndësishëm – ose, më saktë, as edhe një detaj! Dje u injoruan, sot u përçmuan hapur! Po çfarë thonë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri? ASGJË! Heshtin si të jenë pajtuar me fatin e nënshtrimit, heshtin sikur t’u ketë “ikur zani”.
Apo ndoshta janë kthyer thjesht në figura pa zë, pa peshë, pa dinjitet?!
E ndërkohë që populli shqiptar pret respekt dhe përfaqësim të denjë, shqiptarët në Qeveri mjaftohen me rolin e spektatorit pa të drejtë zëri, por vetëm me të drejtën për të duartrokitur çfarë vendos “shefi i madh”! Kjo nuk është qeverisje e përbashkët – kjo është nënçmim total!
Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është një pronë private që ndahet mes miqsh të fshehtë në tavolina mesnate! KUPTOJENI se ky shtet është ndërtuar mbi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, mbi parimin e barazisë dhe bashkëjetesës. Por nëse kjo barazi shkelet hapur, nëse përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri janë vetëm figura pa asnjë ndikim, atëherë për çfarë të ardhmeje flasim?!
Shqiptarët nuk janë as dekor, as numra, as shërbëtorë të pushtetit të dikujt tjetër.
Mjaft me heshtjen servile! Mjaft me turpin e nënshtrimit politik!
Nëse dikush nuk ka kurajë as guxim të përfaqësojë interesat shqiptare, le të shkojë atje ku e ka vendin – në shtëpi!”, ka shkruar Bexheti.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Leonora Jakupi “shpërthen” papritur: I ndodh më e keqja dhe reagimi i saj habit të gjithë
- Masat e reja të Melonit për shkollat në Itali: Kufizime për nxënësit e huaj dhe ndalimi i burkave
- Rrahje brutale në Aeroportin e Shkupit, kaos i madh, “fluturonin” karrige (VIDEO)
- Ledri Vula “ndez” protestën: Fjala e tij “magjike” ngre në këmbë të gjithë protestuesit dhe bëhet jehonë kudo
- Izet Mexhiti nesër udhëton drejt SHBA-së për Galanë Vjetore të Këshillit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork
- Mbyllen votimet në Rusi, Kremlini pritet të ruajë dominimin politik
- “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!
- Vjosa Osmani dhe Donald Trump Jr: Një takim që mund të ndryshojë fatin ekonomik të Kosovës



