Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi më 18 shkurt kufizimin e marzhës së fitimit për më shumë se 100 grupe produktesh, që përfshijnë mbi 1.000 artikuj ushqimorë dhe joushqimorë me synimin për t’i ulur çmimet dhe për t’i “mbrojtur qytetarët”. Akademiku dhe eksperti i ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti, thotë për Radion Evropa e Lirë se masat e ndërmarra nga Qeveria mund të kenë efekt të kundërt dhe të rrezikshëm, siç shprehet ai, për tregun, veçanërisht për sektorët që varen nga luhatjet e çmimeve dhe konkurrenca e lirë. “Përvoja ka dëshmuar se masa të tilla, si në të kaluarën, ashtu edhe tani, nuk kanë qenë të suksesshme. Këto masa intervenimi, në kohë të caktuar, për një, dy apo deri në tre muaj, nuk japin rezultate të qëndrueshme, sepse operatorët ekonomikë dinë t’i anashkalojnë, e manipulojnë, duke gjetur zgjidhje alternative dhe për të arritur t’i fitojnë marzhat që i kanë destinuar”, thotë Bexheti. Ai shton se kufizimi i marzhës ka të ngjarë të nxisë ekonominë joformale dhe të shkaktojë mungesë të produkteve bazë në treg.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Dosja e Luiz Ejllit shkon në Gjykatën e Lartë – Prokuroria nuk heq dorë, kërkon dënimin e këngëtarit
- Shasivari: Hapet kutia e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja e Soravisë dhe emri i Davor Macurës në qendër të pikëpyetjeve
- Qoku: BDI-ja po përpiqet ta mbajë Ali Ahmetin jashtë kritikave për aferën e Alta Bankës
- Elon Musk dhe drejtues të teknologjisë nënshkruajnë peticionin për rikthimin e Jensen Huang në Nvidia
- Gërçeci mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin



