Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi më 18 shkurt kufizimin e marzhës së fitimit për më shumë se 100 grupe produktesh, që përfshijnë mbi 1.000 artikuj ushqimorë dhe joushqimorë me synimin për t’i ulur çmimet dhe për t’i “mbrojtur qytetarët”. Akademiku dhe eksperti i ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti, thotë për Radion Evropa e Lirë se masat e ndërmarra nga Qeveria mund të kenë efekt të kundërt dhe të rrezikshëm, siç shprehet ai, për tregun, veçanërisht për sektorët që varen nga luhatjet e çmimeve dhe konkurrenca e lirë. “Përvoja ka dëshmuar se masa të tilla, si në të kaluarën, ashtu edhe tani, nuk kanë qenë të suksesshme. Këto masa intervenimi, në kohë të caktuar, për një, dy apo deri në tre muaj, nuk japin rezultate të qëndrueshme, sepse operatorët ekonomikë dinë t’i anashkalojnë, e manipulojnë, duke gjetur zgjidhje alternative dhe për të arritur t’i fitojnë marzhat që i kanë destinuar”, thotë Bexheti. Ai shton se kufizimi i marzhës ka të ngjarë të nxisë ekonominë joformale dhe të shkaktojë mungesë të produkteve bazë në treg.
Data 18.09.2026
Aktuale
- Mickoski në SHBA: Integrimi i RMV-së në BE të bazohet në merita dhe reforma, jo në hapjen e vazhdueshme të çështjeve të reja bilaterale
- (VIDEO) Paraqitet në gjykatë për “Llotarinë”, Përparim Bajrami thotë se është i pafajshëm
- Tomë Gashi: Rastet e përmendura nga Trupi Gjykues janë të mbyllura dhe pa ndikim në procesin gjyqësor
- Albin Kurti në Vjenë: Udhëtimi drejt Asamblesë së OKB-së
- “Korrupsioni shfaqet në mënyrë të përsëritur në raportet KE”/ Media spanjolle: Të akuzuarit e AKSHI-it thellojnë skandalin, zotërojnë kështjellë me vlerën e milionave eurove
- Procedura dëshmuese për “Lotarinë shtetëtore” fillon më 23 shtator
- Gati 3 mijë persona largohen nga Jemeni drejt Xhibutit për më pak se një javë
- Ishte në një takim me Mbretin e Anglisë – Hajdutët vjedhin shtëpinë e kardinalit shqiptar Ernest Simoni në Firenze! I marrin sende me vlerë dhe lejen e qëndrimit




