Anëtari i kryesisë së ASH-së Flakron Bexheti përmes një statusi në facebook ka shtruar disa pyetje për kryeministrin Zoran Zaev se a do mund të reformojë sistemin e drejtësisë me kuadro të cilët janë emëruar në kohën e qeverisjes së BDI dhe VMRO e disa prej tyre edhe funksionarë të lartë të BDI-së, ka shkruar kështu Bexheti.
“Në Komisionin e sapoformuar për ndjekjen e reformave në Jurispodencë, i cili udhëhiqet nga Kryeministri Zaev, mes të tjerëve janë edhe Kryeprokurori Joveski, Prokurori Xhelal Bajrami ish Ministër dhe ish zëvendës ministër i BDI në qeverisjen e VMRO-DPMNE së, Kryetar i Gjykatës së Apelit në Gostivar Shefajet Hajdari (kuadër i BDI), Ilir Sulejmani Kryetar Gjykatës Themelore Shkup 2, i zgjedhur në kohën e VMRO-BDI. Shtrohjet pyetja: A do mundet Zaev, së bashku me Joveskin dhe Gjykatësit e BDI të zgjedhur në kohën e VMRO-BDI ta refeformojnë sistemin e drejtësisë? Përgjigjia: ASNJËHERË”, ka vlerësuar mes tjerave Bexheti.