Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump.
Donald Lu thekson se Shqipëria dhe Amerika kanë një marrëdhënie të veçantë. Ai ka falënderuar shqiptarët për urimet e tyre me rastin e emërimit të Trump.
“Ne falenderojmë shqiptarët e shumtë që i kanë ofruar presidentit të ri Trump dhe zonjës Trump urimet e tyre të përzemërta.
Në 25 vite përgjatë qeverive të ndryshme në Uashington dhe në Tiranë ka qenë gjithmonë e vërtetë se shqiptarët dhe amerikanët kanë çmuar një lidhje të gjatë dhe të thellë mes tyre.
Presim që kjo marrëdhënie e jashtëzakonshme të vazhdojë edhe gjatë presidencës Trump” u shpreh ambasadori Lu.
20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)