Në kazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles sot betim solemn dhanë ushtarë të shërbimit vullnetar në ARM nga gjenerata qershor 2018. Para prindërve të tyre, familjarëve, miqve dhe eprorëve të cilët do t’i trajnojnë në tre muajt e ardhshëm, në mënyrë solemne betimin e dhënë në emër të GJSH të ARM-së ua uroi zëvendësshefi gjeneral – major Azim Nuredini.
“Të jesh ushtar është nder i vërtetë, me aktin e sotëm të dhënies së betimit solemn ju u angazhuat se do t’i mbroni vlerat më të mëdha kushtetuese dhe njerëzore. Me këtë akt ju e filluat procesin për trajnimin e juaj, për çka jam i bindur thellë se me sukses do ta përfundoni dhe do të përfshiheni drejtë gjeneratave të cilat me sukses e kanë përfunduar trajnimin për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë. Shërbimi në afatin ushtarak për të cilin vullnetarisht jeni paraqitur do të ketë ndikim edhe në rrugën e juaj të mëtutjeshme jetësore, para së gjithash, për shkak të përvojës të cilën në periudhën e ardhshme do ta arrini në ARM”, theksoi gjeneral majori Nuredin.
Urime deri te 68-të ushtarët e klasës, në mesin e të cilëve edhe 15 vajza, dërgoi edhe nënkoloneli Arben Jakupi, komandant në Qendrën për Trajnim Individual – QTI, i cili është në brendinë e Komandës për Trajnim dhe Doktrina, ku po zbatohet trajnimi ushtarak.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Marine Le Pen nis fushatën presidenciale në Francë, premton rikthimin e rendit dhe sovranitetit kombëtar: Tolerancë zero për krimin
- Tërmet politik në Beograd! Vuçiç pranoi humbjen, lëvizja studentore fitoi zgjedhjet parlamentare, çfarë ndodhi dje në Serbi
- Pak pasi u arrestua burri, kunati kreu veprën; Policia jep detaje për rastin e vrasjes; Arlinda kishte dërguar letër Prokurorisë tre ditë para se të vritej
- Instant lotari “Horoskop” nga Llotaria Shtetërore
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi


