Dy ditë para festës së Kurban Bajramit, besimtarët musliman vizitojnë tregjet e bagëtive për të blerë kurbanët të cilët do të jenë simbol i sakrificës dhe humanizmit. Që në orët e paraditës sot në Shkup, blegtorë të shumtë kanë nxjerrë bagëtitë e tyre në tregun i cili grumbullohet tradicionalisht para kësaj feste. Të anketuar nga televizioni Shenja, blegtorët dhe tregtarët thanë se qytetarët zakonisht zgjedhin ditën e fundit për të blerë Kurbanët për shkak të mungesës së hapsirave adekuate për ti mbajtur deri në kryerjen e ritit, por ata thanë se nuk kanë pritje të mëdha për sa i takon numrit të qytetarëve që do të frekuentojnë këtë treg. Në ditën e parë interesimi ka qenë më i vogël, që sipas tregtarëve është një rend në rënie të vazhdueshme nga viti në vit. Shkak i numrit gjithnjë më të ulët të kurbaneve që shiten gjatë kësaj feste sipas tyre është gjendja ekonomike si dhe shkallë e lartë e migrimit të qytetarëve jashtë vendit.
Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën dhe humanizmin e besimtarëve musliman ndërsa shënohet që nga koha e profetit Ibrahim të cilit Zoti i kërkoi të bëjë kurban bagëti si simbol sakrifice kur Zoti e gëzoi me një fëmijë. Kurban Bajrami festohet të dielën, fillon me namazin e Bajramit, shpërndarjen e mishit të Kurbanit dhe vizita familjarëve dhe miqve.
https://www.youtube.com/watch?v=KxKOPBMglU8