Lëvizja BESA, në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore, të mbajtur më 6 shtator, ka diskutuar edhe për referendumin që do të mbahet në fund të këtij muaji.
Duke vlerësuar se ky është moment historik për vendin, ngase suksesi i referendumit e hap prespektivën euro-atlantike të shtetit, Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA e ka rikonfirmuar mbështetjen e saj PËR referendumin. Për këtë arsye, që të përfshihet në fushatë për suksesin e referendumit, Kryesia Qendrore ka fornuar Shtab për Referendumin, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi.
Për detajet e fushatës dhe format e mënyrat e organizimit opinioni do të njoftohet me kohë.