Berlini zyrtar pret nga Qeveria e re t’i zbatojë reformat që priten nga Maqedonia, ndërsa Gjermania si partner do të ndihmojë në këtë proces, ky është mesazhi nga Berlini për Shkupin pas zgjedhjes së Qeverisë së re.
“E përshëndetim zgjedhjen e Qeverisë së re në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Tani është koha që të zbatohen reformat. Gjermania është e gatshme që të ndihmojë si partner”, thuhet në reagimin për ngjarjet më të reja në Maqedoni.
Mesazhin e shkurtër me të cilin Berlini e përshëndeti formimin dhe përzgjedhjen e Qeverisë së re dhe paralajmëroi ndihmë partneriteti është publikuar në profilin e Ministrisë Gjermane të Punëve të Jashtme në rrjetin social Twitter.