Sala Berisha-Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar reagimin e Xhavit Drenorit të Vetëvendosjes, kur e quajti Albin Kurtin ”mashtrues”.
Berisha-Shala, përmes një deklarate të shkruar në facebook, ka thënë se Xhavit Drenori e demaskoi ‘’babën e VV-së’’.
”Xhavit Drenori, publikisht merr guximin ta demaskoj ”baben” e VV-së!
MASHTRUES! Ky është Albin Kurti, mashtrues ordiner!”
Xhavit Drenori, njëri ndër anëtarët më të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur akuza të mëdha ndaj kësaj partie dhe lidershipit të saj.
Ai në emsionin Pressing ka thënë se me të është eksperimentuar dhe se këtë nuk ia falë partisë.



