Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ka marrë në mbrojtje kompaninë kanadeze ‘Bankers Petroleum’.
Sipas Berishës, kanadezët kanë qenë taksapaguesi kryesor në Shqipëri, me nga 200 milionë euro në vit. Duke e cilësuar Bankers një kompani që e bëri Shqipërinë të njohur në botë, Berisha akuzoi qeverinë Rama se me të ardhur në pushtet e kanë zhvatur këtë kompani me gjoba për arsye klineteliste.
“’Bankers’ ka ardhur nga një kontratë e nënshkruar nga qeveria socialiste para vitit 2005. Vazhdoi në vitet e tjera dhe ka qenë taksapaguesi kryesor në Shqipëri, nga 200 milionë euro në vit. Kompania bëri të famshme Shqipërinë në botë. ‘Bankers’ i shërbeu Shqipërisë në Shqipëri”, ka thënë Berisha.
9 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)