Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se komuna ka nisur pastrimin dhe rregullimin e një hapësire publike që për një kohë të gjatë ka qenë e lënë pas dore, ku shumë shpejt pritet të ndërtohet Parku i Haraçinës.
“Komuna e Haraçinës po vazhdon me rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve. Sot kemi filluar me pastrimin dhe rregullimin e kësaj hapësire publike, e cila për një kohë të gjatë ka qenë e lënë pas dore. Shumë shpejt këtu do të kemi Parkun e Haraçinës. Një nga zotimet tona gjatë fushatës ka qenë kujdesi dhe mbrojtja e hapësirave publike. Hapësirat që i takojnë shtetit duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të shfrytëzohen për projekte që i nevojiten qytetareve, si parqe, sheshe dhe hapësira rekreative. Haraçina po ndryshon, hap pas hapi po krijojmë hapësira të rregulluara, të gjelbra dhe funksionale për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Beqiri.


