Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me personalitete në Shtëpinë e Bardhë si dhe në Departamentin amerikan të shtetit, ku ndër temat më të rëndësishme ka qenë siguria energjetike në rajon, bëjnë të ditur nga kabineti i ministrit.
Në një postim në Facebook Bekteshi ka shkruar se të dy vendet janë përkushtuar për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.
“Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut theksojnë përkushtimin e tyre për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë”, ka shkruar ministri i Ekonomisë.