Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot dhe nesër do të marrë
pjesë në Forumin për investime “Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore”, i cili mbahet në Pragë.
Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do t’i paraqesë mundësitë për bashkëpunim dhe investim në Maqedoni në panel debatin për industrinë, energjinë dhe teknologjitë e reja.
Pjesëmarrësit në Forum, përfaqësuesit politikë, biznesmenët dhe investitorët nga Republika e Çekisë, nga RP e Kinës dhe nga vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të flasin për
energjitikën, financat, industrinë, arsimin, shëndetësinë, teknologjitë e reja, tregtinë elektronike dhe turizmin.
Forumi për Investime është nën mbikëqyrje të presidentit të Republikës së Çekisë Millosh Zeman dhe kryeministrit Bohusllav Sobotka ndërsa në organizim të Odës Ekonomike kineze për bashkëpunim
dhe Qendrës Ekonomike për Bashkëpunim në Kinë.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Prokuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt pas ngjarjeve të dhunshme
- Pa patentë dhe me veturë të paregjistruar, 22-vjeçari përfundon në polici në Gostivar
- Përleshje mes dy banorëve të Skudrinjës, policia do të ngrejë kallëzim
- Prokuroria: Për të zbuluar nëse dy vdekjet në Gjorçe Petrov kanë lidhje, fillimisht duhet të identifikohet autori
- Rreziqet e Inteligjencës Artificiale: Paralajmërimi i Anthropic për të Ardhmen e Njerëzimit
- Tragjedia e një fëmije: Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës
- Mickoski takon Albulena Haxhiun: Mund të kontribuojmë për stabilitet dhe integrim më të shpejtë evropian
- Tragjedia e Arlindës: Një histori që tronditi shoqërinë


