Kryetari i degës së Çairit i Lëvizjes BESA, Bekim Sali, në emisionin “Arena” tha se shqiptarët janë të gatshëm për të pasur kryeministër shqiptar”. Sipas tij shqiptarët çdoherë kanë dëshmuar se janë për bashkëjetesë dhe se punojnë për të mirën e këtij shteti.
“Shqiptarët janë të gatshëm të kenë kryeministër shqiptarë. Mund të jetë si një nga kërkesa tona, mirëpo e shihim se te pala maqedonase nuk ka gatishmërie. Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të rrjedhin gjërat. Shqiptarët kanë dëshmuar se gjithmonë janë të gatshëm për bashkëjetesë për stabilitet në vend”, tha Sali.
Ndërsa sa i përket faktit se shumë shqiptarë e kanë votuar LSDM-në, Sali tha se kjo ka ndodhur përshkak se një grup i tyre ka menduar se vetëm ajo parit mund t’i bëj ballë VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ndërsa grupi tjetër janë ndikuar nga propaganda mediatike.
“Besoj se ky grupi i parë pas mbarimit të këtyre zgjedhjeve po kanë fotografi më të mirë për bllokun opozitar dhe forcën e saj. Përkrahja për BESËN në zgjedhjet lokale do të jetë edhe më e thellë dhe më e fortë. Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i opozitës”, tha Sali.