Sekretari Organizativ i Alternativa, Bekim Sali ka drejtuar kritika ndaj BDI-së së Çairit, më konkretisht ndaj kryetarit të kësaj komune, Visar Ganiu dhe atij paraprak Izet Mexhiti.
“Visari deklaron se Çairin e shkatruar e ka trashëguar nga Izeti. Tash, kjo a është garë mes Visarit dhe Izetit se kush më shumë ka shkatërruar Çairin? Apo vetëm mesazh nga Visari per relativizim të krimit qe e bën aktualisht ai dhe njëkohësisht një përkëdhelje për të gjithë entuziastët që thonin se Visari është “djal i mirë”,– ka shkruar Sekretari Organizativ dhe njëherësh kryetar dege në Çair nga Alternativa, Bekim Sali.