Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Bekim Sali, ka thënë se deputeti i BDI-së, Artan Grubi po sulmon dhe njollos Lëvizjes BESA, vetëm me qëllim që t’i ikë përgjigjes: se si e “shpëtoi” djali i Mijallkovit Artan Grubin dhe a ishte ai i rrezikuar gjatë sulmit në Kuvend.
Ja dhe shkrimi i tij i plotë:
Kohë të gjatë maqineria e DUI-t si të tërbuar vjellin vnerë rreth këndimit të himnit. Retorika e egër dhe e paskrupullt arrin kulmin sa që edhe kalon në vetmohim të tyre. Ja ca sqarime të shkurta. Artan Grubi dhe përkrahësit e tij ( nëse të tillë akoma ka ) duhen ta kenë te qartë se deputeti nga rradhët e VMRO-s provokoi duke keqpërdor foltoren e parlamentit me aktin e këndimit te himnit Maqedonas. Arsyja ishte shumë e thjeshtë.
-Vite me rradhë kishin folur vetëm ato si dëshirojnë dhe BDI kishte heshtur.
-Vite me rradhë nënkryetari I parlamentit nga rradhët e BDI as një seancë të vetme parlamentare nuk e udheheqi ne gjuhën Shqipe sepse VMRO-ja nuk ia kishte lejuar.
– VMRO-ja i quante “ gaduri” përderisa degjueshmëria dhe lojaliteti i BDI-së ndaj VMRO rritej.
Dhe tani del një pishpirik i VMRO-s i frymëzuar nga përvoja me BDI-në dhe provokon duke u munduar të tregojë se në pronësi të kujt qenka ky shtet. Të mjerrët e BDI-së nga sikleti rrinin shterpur duke mos e ditur se çfarë të bëjnë. Gjesti i deputetit Zeqirja Ibrahimi është mesazh pishpirikut të VMRO-s dhe gjithë këtyre tjerve që vite me rradhë tregojnë lojalitet dhe vazalitet.
Deliriumi më i madh i përjetuar nga Grubi ndodh kur ai plotësisht harron se gjatë këndimit të himnit tonë deputetët e BDI-së të gjithë u çuan në këmbë. Ajo që Grubi bën këto ditë është asgjë tjetër përveçse thyerje gishtash në tastier për të sulmuar e njollosur vetëm e vetëm për ti hikur përgjigjes se si e “shpëtoi” djali i Mijallkovit Artan Grubin dhe a ishte ai i rrezikuar?!
Argumentet të cilat flasin për veprën e tij janë në sasi të bollshme, mirëpo ajo që dua ta pyes është shume e thjeshte, “ Për kë punon ti?!
Data 16.10.2025
Aktuale
- Zbulohen 40 kontratat e para të “XHOBI2011” të Bilall Kasamit – Humbje prej 1.6 milionë euro për Komunën e Tetovës (FOTO)
- Orban synon marrëveshje ekonomike me SHBA-në
- PSZH dhe Real Madridi do të shkëmbejnë lojtarë në merkaton e janarit?!
- Shoqata Kulturore “Vizioni-M” dhe Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” organizojnë ekspozitë dhe debat për çështjen Çame
- Përfundojnë hetimet nga SPAK për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka! Aksidenti me 5 të plagosur, si biznesmeni pagoi 2 mijë euro që të mos i arrestohej gruaja
- Rrëmbyen një person me qëllim fitimin e pasurisë, Prokuroria dërgon në gjyq 4 persona përfshirë edhe vajzën që e futi në kurth
- Gashi-Ursula von der Leyen: Slogani i BE-së “të bashkuar në diversitet” e përshkruan më së miri Maqedoninë e Veriut
- Telefonata e ndërprerë me ish të dashurin dhe SMS-ja për ndihmë, momentet e fundit të modeles 29-vjeçare! Kërcënimet e biznesmenit: Nëse më lë, do të të vras