Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Bekim Qoku ka komentuar zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër teknik, transmeton Almakos.
“ Sot pamë një akt “historik” që u prezantua eksluzivisht nga gazetarë/analistë mercenarë nga Prishtina dhe Tirana.
Po na kontrabandojnë edhe historinë.
Berat Buzhala ka bërë hapur fushatë në vitet 2015-2017 për Nikolla Gruevskin, shovenistin më të madh antishqiptar të 30 viteve të fundit. Ai madje ka lobuar fuqishëm me mediat e tij që BDI të hyjë në koalicion qeveritar me partinë e Gruevskit VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve parlamentare të 2016.
Ishin ndërhyrjet e ndërkombëtarëve që detyruan BDInë ta refuzojë Gruevskin. Pas 5 muajsh hamendje e dilema, BDI u rreshtua krah LSDM-së dhe në 27 prill u votua Talat Xhaferi për kryeparlamentar.”, shkruan Bekim Qoku.