Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta mori pjesë në inaugurimin e riasfaltimit të rrugës kryesore të Lagjes “Dutllëk”, si dhe rrugëve anësore që çojnë tek institucionet arsimore, i shoqëruar nga drejtorët e shkollave të mesme të qytetit.
Gjatë fjalës së tij z. Bejta u shpreh se këto përmirësime janë pjesë e vizionit të përbashkët për një Gostivar të së ardhmes.
Ai u ndal gjithashtu në rëndësinë e veçantë që ka kjo rrugë për zonën.
“Karakteristikë e investimit është fakti që rruga frekuentohet nga nxënësit dhe kuadri mësimor i tre shkollave të mesme publike të qytetit, Gjimnazit, Ekonomisë dhe Medicinës-tha Bejta.
Investimi i realizuar nga Komuna e Gostivarit do t’i shërbejë gati 4500 nxënësve si dhe rreth 500 profesorëve të angazhuar në tre shkollat e mesme të qytetit./Almakos.com