Në emisionin Klan Debat, Nevzat Bejta për së pari herë ka treguar se ai në garën për kryetar të Gostivarit e ka humbur nga disa funksionarë të partisë së tij.
Ai ka folur rreth mbledhjes së partisë së tij ku u zgjodh kryesia qendrore dhe pakëqësitë që pati kryeparlamentari Talat Xhaferi ku edhe e lëshoi mbledhjen.
‘‘Mbledhja e këshillit të përgjithshëm që ishte më 15 tetor, u zgjodh kryesia qendrore dhe kryesia e ngushtë ku kryetari me bashkëpuntorët e vet dhe me kryesinë e vjetur ka mbajtur gjitha konsultimet. Momenti kur duhej të vëndohej në propozim votimi, Talat Xhaferi mori fjalën dhe në votim nuk kaloi propozimi pra vazhdoi dhe u zgjodhën antarët e kryesisë për atë se pse doli i pakënaqur duhet ta pyesni vetë Talat Xhaferin”
”Dega e Gostivarit ka kryetar, kryesi dhe organet e veta. Një gjë e tillë nuk ka ardhur deri tek dega e Gostivarit pra dega nuk ka pasur asnjë ankesë dhe vërejtje” – tha Nevzat Bejta.