Ambasadori i SHBA Jess Bailey tha sot në Ditën e Drejtësisë se qeveria amerikane beson se gjyqësori i pavarur është gurthemeli i demokracisë bashkëkohore.
“Qytetarët kanë pritshmëri të mëdha, duan një gjyqësor të fuqishëm që do të sigurojë një gjykim të drejtë dhe do të kërkojë llogaridhënie nga fajtorët. Të mbështesë gjyqtarët që do të kundërshtojnë presionet nga jashtë dhe do t’i trajtojnë të gjithë në mënyrë të barabartë sipas ligjit dhe nuk do të jenë subjekt i presioneve politike.
Do të ketë pengesa në këtë rrugë, madje edhe në Shtetet e Bashkuara ka njerëz që po pengojnë drejtësinë, por gjykatësit janë ata që do të demonstrojnë kompetencë dhe do të fitojnë besim tek qytetarët”, – tha Bejli.