Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli, ka kërkuar që të fillojë procesi i pajtimit, mes partive politike, në Maqedoni.
“Është koha për të ndërtuar unitet përmes partive dhe komuniteteve për jetësimin e një qëllimi të përbashkët, atë të një Maqedonie të sigurtë , përparimtare dhe demokratike që ecën drejt anëtarësimit në Nato dhe BE. Është përafrimin me fqinjët, tejkalimin e barierave dhe fuqëzimin e bashkëpunimit rajonal”, ka thënë ambasadori Bejli, për mediat në Maqedoni.

