Kompania “Balkan Energy Group” (BEG) nëpërmjet një komunikate i ka kërkuar shtetit që të marrë përsipër menaxhimin e kompanisë deri në përfundimin e krizës energjetike.
– Advertisements –
Sipas BEG-ut, pavarësisht rritjes së tejskajshme të çmimit të gazit natyror, ata si kompani nuk ia kanë faturuar konsumatorëve. Por, sipas tyre, gjendja po bëhet shumë serioze dhe ata me faturimin që u bëhet aktualisht konsumatorëve nuk arrijnë të mbulojnë dot shpenzimet e tyre, ku vetëm në muajin janar kanë harxhuar mbi 9 milion euro.
Ata thonë se me mjetet që kanë aktualisht nuk mund ta përballojnë dot mbulimin e ngrohjes deri në fund të sezonit, dhe për këtë qëllim i kanë kërkuar qeverisë që duke filluar nga dita e nesërme (14.01.2022), të marrë përsipër menaxhimin e kompanisë deri në fund të krizës energjetike.



