Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon fuqishëm vendimin politik dhe antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese që ndalon Bashkësinë Fetare Islame nga organizimi i arsimit të mesëm, duke i mohuar mijëra të rinjve shqiptarë të drejtën për arsim dhe për të ndërtuar të ardhmen sipas bindjeve dhe identitetit të tyre.
Ky vendim është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë fetare, ndaj dinjitetit të komunitetit mysliman dhe ndaj një të drejte që u fitua si korrigjim i një padrejtësie historike gjatë qeverisjes së udhëhequr nga BDI.
Dhe kjo nuk është thjesht një çështje gjyqësore – kjo është betejë për dinjitetin kolektiv.
Por më e rëndë se vendimi i gjykatës është heshtja e turpshme e përfaqësuesve shqiptarë në këtë qeveri. Në vend që të protestojnë, ata heshtin. Në vend që të japin dorëheqje, ata justifikojnë. Në vend që të mbrojnë qytetarët, ata mbrojnë karriget dhe shefat e tyre. Nuk janë përfaqësues – janë shërbëtorë të bindur të një pushteti që po e rihap projektin për një shtet njëetnik, pa vend për të tjerët.
BDI nuk do të hesht përballë këtij poshtërimi. Ne nuk do ta pranojmë që fitoret tona historike të zhbëhen nga ata që sot shiten për një vend pune, një privilegj, apo një telefonatë urdhëruese. Ne do të jemi zëri i çdo nxënësi që sot ndjehet i përjashtuar, i çdo prindi që sheh të rrezikohet e ardhmja e fëmijës së tij, dhe i çdo qytetari që nuk pranon më të poshtërohet në heshtje.
Ftojmë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, komunitetin fetar, shoqërinë civile dhe çdo qytetar me ndërgjegje që të reagojnë. Sepse heshtja sot do të thotë bashkëpunim me padrejtësinë.
BDI do të mbrojë çdo të drejtë, çdo fitore dhe çdo njeri që sulmohet nga ky projekt i rrezikshëm i përjashtimit dhe diskriminimit.
Data 14.08.2026
Aktuale
- Miratimi i 24 vendimeve në mbledhjen e Qeverisë, a u shkel sërish Kushtetuta?
- Nusja e Ermalit niset për të shkuar në dasmë, e veshur krejt me xixa, po duket si një loçkë e vërtetë – i la nën hije krejt gratë
- 75 ditë revoltë kundër qeverisë, mbyllet protesta para Kryeministrisë. Nesër zbarkon në shesh Diaspora
- Festë e madhe në shtëpinë e Sinan Vllasaliut dhe gruas së tij – nuk do ta besoni se çfarë lajmi të madh morën sot
- (VIDEO) 25 vjet nga Ohri, Ali Ahmeti: “Të arriturat janë të garantuara nga SHBA, BE dhe NATO”
- Ali Ahmeti: “Larg duart nga Marrëveshja e Ohrit, kushdo që tenton ta rrënojë gjuhën shqipe”
- Nivelet historike të ulëta të Danubit paralizojnë reaktorët bërthamorë në Rumani dhe Hungari, mbyllet centrali i Cernavodës
- Miq me benefite/ Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e Ron Yeffet dhe Arjeta Puca



