Nga BDI përmes një kumtese kërkojnë nga VMRO-DPMNE që të mbështes idenë për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, me shumicë prej 2/3. Integristët thonë se sipas tyre, kandidat adekuat për president është kandidati i tyre, Bujar Osmani.
“Kërkojmë nga VMRO DPMNE të kapërcejë vetveten, të pranojë barazinë në shoqëri dhe në të njëjtën kohë të deklarohet kundër Rusisë, për Evropën, si dhe të distancohet nga pikëpamjet poetike pro-Putiniste të kandidates së tyre ruso-nostalgjike Gordana Davkova, të mundur dikur. Bashkimi Demokratik për Integrim beson se qytetarët e vendit tonë janë të bindur për idetë progresive të Ali Ahmetit dhe kontributin e tij për stabilitetin e vendit dhe formimin e tij euro-amerikan. Këtë do ta vërtetojnë më 24 prill dhe 8 maj. Prandaj është e nevojshme që të gjithë zërat të përqendrohen tek dr. Bujar Osmani, për të mundësuar ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit dhe për ndryshimet kushtetuese, të cilat dalin nga Marrëveshja e fqinjësisë së mirë, me të cilën do të shkojmë me vendosmëri drejt BE-së. Me këtë po e ndihmojmë shtetin, qytetarët, si dhe VMRO-në dhe LSDM-në, sepse gjetëm mënyrën se si të arrijmë ‘gjithçka në një’”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 19.05.2025
Aktuale
- Chatbot-et me Inteligjencë Artificiale po trajnohen ‘të mos harrojnë’ – a po shkelet privatësia e njerëzve?
- “Sezoni më i vështirë i karrierës sime” – Conte në prag të lavdisë me Napolin
- Historia e butonit “Like”, Facebook nuk e shpiku – por pushtoi internetin me shpejtësi
- Clifford May: Trumpi duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore sërish”
- Zv/drejtori i Doganës Garib Kaba: Regjimi hibrid filloi me përndjekje, kanë arrestuar djemtë e mi!
- Iu arrestuan dy djemtë, Garip Kaba thotë se deputeti Sulejmani po shpif dhe shantazhon!
- KF Arsimi bëhet pjesë e Ligës së Parë
- Mickoski: Marrëveshja me Britaninë e Madhe u bë për investime ekonomike, jo për kampe të emigrantëve