Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj manifestimit në Serbi, ku u shënua “përvjetori i agresionit të NATO-s në Serbi”. Ky manifestim, i cili në Serbi cilësohet si “agresion i NATO-s”, përkon me bombardimet e NATO-s në Kosovë. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoillkoviç.
Nga BDI theksojnë se prania e Stoillkoviçit në rreshtin e parë të kësaj ngjarje paraqet një “turp dhe provokim”. Ata e quajnë këtë akt “turpërues” dhe një “provokim të hapur ndaj orientimit euro-atlantik të vendit”, duke shtuar se Qeveria po tregon edhe njëherë “fytyrën e saj të vërtetë” duke u rreshtuar me ata që mohojnë gjenocidin dhe kundërshtojnë perëndimin.