Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas zhvillimeve në M-NAV. Ata thonë se me vedosshmëri dënojnë çdo forme të dhunës.
“Siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore për ne. Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh.
Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosshmëri.
Incidenti që tentohet ti mvishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cënuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në.
Bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihen padrejtësisht politikat e partisë.
Dënojmë tendencën për të përfshirë partinë në vazhdimësi çdo çështje private ditore.
Bashkimi Demokratik për Integrim përsërit qëndrimin për sundimin e ligjit dhe që asnjë nuk është mbi ligjin, por edhe kundërshton gjykimin nga publiku dhe presionin publik mbi institucionet”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 23.05.2025
Aktuale
- Andovski për rastet me linë e majmunit: Qytetarët të mos bëjnë panik
- Goditi mjeken dhe përplasi 3 makina të policisë, reagon reagon Spitali Psikiatrik ku ishte shtruar 42-vjeçari Enis Vrapi: Pacientin e nxori e ëma, doli garant për të birin
- Ndarja nga jeta e Artan Lames, nëna e tij prek me fjalët: S’më bën dora të shkruaj për humbjen e të shtrenjtit tim! Më premtoi se do të kthehej, por ky moment i mallkuar…
- Mickoski: Pranoj çdo ndërmjetësim, Evropa duhet të tregojë lidership
- PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”- Si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s për të shpëtuar Mond Çekiçin pas arrestimit: Sa të jetë qoka
- Kërcënohet me jetë një person nga fshati Svilare e Epërme për çështje pronësore juridike
- VLEN me lajm të mirë për mërgimtarët
- Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar. Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë