Nga BDI një kumtesë për media kanë thënë se ata gjithmonë kanë qenë të angazhuar për llogaridhënie dhe transparencë në të gjitha nivelet e jetës publike.
“Pikërisht për këtë arsye, gjatë udhëheqjes sonë në qeveri deri në maj të këtij viti, ministrat tanë propozuan një ligj progresiv që vendoste kufizime të rrepta ndaj individëve të shpallur në “listën e zezë” të SHBA-së për korrupsion.
Ky ligj synonte të ndalonte këta individë të merrnin pjesë në zgjedhje dhe në proceset e prokurimit publik – një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e proceseve demokratike dhe besimit publik.
Megjithatë, ngjarjet e fundit kanë sjellë një valë sulmesh politike ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ku disa aktorë politikë po përpiqen të shfrytëzojnë situatën për përfitime të tyre.
Është e rëndësishme të qartësojmë të vërtetën me transparencë dhe vendosmëri.
Pavarësisht këtij angazhimi të qartë për llogaridhënie, propozimi i ligjit u bllokua në Kuvend nga VMRO-DPMNE dhe VLEN.
Pikërisht këta aktorë janë sot në krye të sulmeve ndaj BDI-së, duke na akuzuar për mangësi në fushat ku ne kemi qenë të parët që kemi propozuar reforma konkrete.
Kjo hipokrizi është e dukshme: ata që penguan miratimin e masave më të rrepta janë të njëjtët që sot pretendojnë të kenë epërsi morale.
Veprimet e tyre në Kuvend kundërshtojnë retorikën e tyre, duke ngritur pyetje serioze për besueshmërinë dhe motivet e tyre.
BDI-ja nuk është e përsosur dhe as nuk pretendon të jetë. Ne nxjerrim mësime nga sfidat me të cilat përballemi dhe përpiqemi të përmirësohemi në shërbim të qytetarëve. Megjithatë, ne refuzojmë fushatat politike të motivuara nga standarde të dyfishta. E kaluara jonë flet vetë: ndërsa të tjerët kanë zgjedhur të pengojnë reformat, ne kemi qenë iniciatorë dhe mbrojtës të tyre.
BDI-ja mbetet e përkushtuar për avancimin e reformave, forcimin e llogaridhënies dhe vazhdimin e përpjekjes për një shoqëri të begatë, gjithëpërfshirëse dhe demokratike”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Burri i Miranda Hashanit konfirmoi ndarjen, por ajo bën veprimin e papritur – nuk po heq dorë nga familja
- Më në fund del në shesh krejt e vërteta, Sasa zbulon si qëndron raporti i saj me Klodin pas Big Brotherit
- Duhet patjetër ta dëgjojnë të gjithë – Elvis Naçi me një porosi shumë të fuqishme për burrat shqiptarë
- BOTA NË FOKUS | Gaza nën ujë: Një popull që nuk ka më ku të ikë!
- A e keni ditur se Resul Sinani ishte edhe këngëtar? I shkonte zëri goxha mirë
- Pati edhe shuplaka? Përplasje e ashpër mes reperëve Nichi dhe Fuego në Big Brother VIP Kosova (PAMJE)
- Votimi për ligjin e Gjykatës Speciale, një hap vendimtar për Kosovën
- “Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, Santiana shfaqet zjarr në këtë veshje


