Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh ndjek vendimin e Prokurorisë Publike për të ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrave të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini, në lidhje me rastin “Koçani”.
Kjo drejtësi selektive dhe veprim i qartë me motive politike përfaqëson edhe një dëshmi tjetër se prokuroria jo vetëm që e ka humbur pavarësinë e saj, por është shndërruar në një instrument për përndjekje politike dhe inxhiniering zgjedhor. Qëllimi është i qartë: ndikim i drejtpërdrejtë mbi zgjedhjet lokale dhe heshtja e mediave kritike përmes shënjestrimit të personaliteteve të dalluara dhe zëshme nga komuniteti shqiptar.
Prokuroria e ka humbur plotësisht besueshmërinë e saj duke mbrojtur funksionarët e qeverisë, ndërkohë që bashkëpunon me qendra joformale të pushtetit për të montuar raste kundër ish-ministrave dhe kundërshtarëve politikë.
Prokuroria Publike, me këtë vendim, zyrtarisht është deklaruar e kapur.
BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat demokratikë dhe politikë për të mbrojtur zërin e shqiptarëve, integritetin e procesit zgjedhor dhe parimet e drejtësisë dhe shtetit ligjor.
Ne bëjmë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga institucionet që ndjekin reformën e sistemit të drejtësisë, që të mos heshtin përballë abuzimit të dukshëm të institucioneve për qëllime politike.
Data 14.06.2025
Aktuale
- ASh: Punësime të vjetra, propaganda e re: Manipulimi i radhës nga VLEN
- BDI: Prokuroria publike është plotësisht e kapur
- Trafiku zhvillohet rrjedhshëm, nuk ka pritje më të gjata në vendkalimet kufitare
- Ky është 23-vjeçari që dyshohet se e dhunoi një vajzë në Podujevë – arrestohet
- Asani rivalizon me Ronaldon, Firminjon dhe Mahrez për lojtarin më të mirë të Championsit të Azisë
- Nesër nis botërori i klubeve, pjesëmarrës 32 ekipe. Gjithçka rreth eventit
- VLEN: Postat, nga vende diskriminimi e përjashtimi i bëmë vende avancimi e punësimi për shqiptarët
- Arsimi profesional, hapen regjistrimet për 2500 bursa! Nga ata që zgjedhin degë prioritare te ekselentët, kategoritë që përfitojnë