Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet marrjen e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në. Nga kjo parti thonë se ky veprim shpërben për profilizim ndërkombëtarë të vendit.
“BDI vlerëson se ky është suksesi i madh i vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Nën sloganin “për njerëzit bëhet fjalë”, fokusi i presidencës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset në sigurinë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale. 2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimi i profilizimit ndërkombëtar nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet. Maqedonia e Veriut deri më tani shpesh herë e ka treguar kapacitetin e saj, se përmes dialogut politik, mjeteve demokratike dhe udhëheqjes demokratike, i realizon qëllimet e veta si në aspektin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, thonë nga BDI.