Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Agim Nuhiu, së bashku me zëvendësdrejtorin e policisë Besir Deari, zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për Siguri Arif Asani dhe zëvendësdrejtori i shërbimeve policore, Vallder Vojnikun kanë nderuar anëtarët e vrarë të njësitit “Tigrat”, duke vizituar muzeun memorial të këtij njësiti, shkruan Gazeta Maqedonia.
Kjo është një hipokrizi e anëtarëve të BDI-së, të cilët para shqiptarëve thonë se do ti mbrojnë vlerat e UÇK-së, ndërsa përkulen para të rënëve të njësitit “Tigrat”.
Edhe ministri Oliver Spasovski, pas ngjarjeve në Kumanovë, pati shkuar në lagjen “Divo Naselje” në Kumanovë dhe pati deklaruar se është i brengosur për jetët e shqiptarëve. Tani Spasovski iu dha medalje anëtarëve të njësitit “Tigrat”, të cilit ishin pjesëmarrës në operacionin e Kumanovës.