Edhe sot nga Bashkimi Demokratik kanë reaguar pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se, autostrada, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, që është pjesë e Korridorit 8, me shumë gjasë nuk do të realizohet dhe për të rregulluar këtë problem po kërkohet zgjidhje.
Sipas tyre, UNESCO është justifikim që po përdoret për të maskuar një vendim politik për ndërprerjen e një korridori strategjik.
“Vendimi i qeverisë për të mos vazhduar projektin e autostradës Strugë–Qafë Thanë, duke u fshehur pas “kërkesave të UNESCO-s”, është një arsyetim i papranueshëm dhe një shmangie e qëllimshme e përgjegjësisë.
UNESCO nuk është arsye për ndalim. UNESCO është justifikimi që po përdoret për të maskuar një vendim politik për ndërprerjen e një korridori strategjik.
Problemi nuk është teknik. Është politik.
Ajo që e bën këtë edhe më të rëndë është roli i Vlen-it.
Vlen është pjesë e qeverisë dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Në një projekt që prek drejtpërdrejt lidhjen me Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve, nuk ka pasur as qëndrim, as kundërshtim, as reagim.
Kjo nuk është vetëm heshtje. Kjo është bashkëpërgjegjësi.
Të përdorësh UNESCO-n si mbulesë për ndërprerjen e lidhjeve strategjike është e papranueshme.
Të jesh në qeveri dhe ta pranosh këtë pa fjalë, është tradhëti politik”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 30.03.2026
Aktuale
- Këshilli i Prokurorëve Publikë e hodhi poshtë iniciativën e prokurores, Lençe Ristoska
- BDI: Ndërprerja e projektit Strugë-Qafë Thanë është vendim politik, jo kërkesë e UNESCO-s
- BDI për Korridorin 8: Po maskohet një vendim politik me emrin e UNESCO-s
- Mashtrim i paprecedentë në Tetovë: I kërkoi BMW-në hua shokut, e dërgoi fshehurazi për skrap në Sllatinë
- Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet
- Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të!
- Vrasja e Aurora Tilës nga ish-i dashuri, bisedat me ChatGPT përdoren si provë për përndjekje në gjykatë!!
- Gjendet e mitura nga Gostivari, e paraqitur si e humbur


