Në një javë që zbuloi fytyrën e vërtetë të një pushteti që i trajton shqiptarët si të padëshiruar në shtetin e tyre, provokimet nuk u ndalën për asnjë ditë.
1. Zëvendëskryeministri Stoilkovic, i cili më parë u vendos në krye të ministrisë përgjegjëse për Marrëveshjen e Ohrit jo për ta mbrojtur, por për t`i provokuar shqiptarët, tani merr edhe dekoratën “Vojvoda Vuk” nga një shoqatë që promovon vlerat e luftërave të viteve 1912-1918, periudhë kur shqiptarët u masakruan dhe u dëbuan nga trojet e tyre, ndërsa as maqedonasit nuk kaluan më mirë. Një provokim i pastër, një sfidë e hapur ndaj viktimave dhe historisë.
2. Milorad Dodik, mohuesi i masakrave të Srebrenicës dhe Kosovës, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore dhe nga këtu lëshoi mesazhe kundër NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke e glorifikuar Rusinë, duke treguar se kjo qeveri nuk ka asnjë orientim perëndimor, por vetëm lidhje me forcat që i kanë sjellë tragjedi Ballkanit.
3. Në një ditë historike për shqiptarët, 28 janari shënoi përvjetorin e emërimit të kryeministrit të parë shqiptar, por në kushte të turpshme, ku shqiptarët provokohen dhe diskriminohen si kurrë më parë.
4. Në Kuvendin e drejtuar nga mohuesi i gjuhës shqipe, Afrim Gashi, u punësuan vetëm tre shqiptarë dhe njëzet maqedonas, me vendime që miratohen ekskluzivisht në gjuhën maqedonase.
5. Qeveria ia hoqi statusin e personit juridik Inspektoratit të Gjuhës Shqipe, në mënyrë të paligjshme dhe me qëllimin e qartë të eliminimit të çdo mekanizmi mbrojtës të barazisë gjuhësore. Një veprim që nuk është vetëm sulm ndaj një institucioni, por ndaj të gjithë shqiptarëve.
6. Kryeministri publikoi listën e 17 këshilltarëve të tij, ku shqiptarët janë pothuajse inekzistentë. Kjo është një dëshmi e qartë se shqiptarët nuk janë të mirëpritur në qeverisjen e tij dhe se për ta nuk ka vend në vendimmarrje.
7. Në kufirin me Kosovën, vazhdojnë kolonat poshtëruese dhe të qëllimshme në Bllacë, një përpjekje e orkestruar për të penguar komunikimin e përditshëm mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.
Dhe në përmbyllje të javës, partitë të a.q Vlen pranojnë publikisht se nuk mund të fitojnë mbështetjen e shqiptarëve dhe se e vetmja mënyrë për të mbijetuar politikisht është duke ndarë përfaqësimin me VMRO-DPMNE, për votat maqedonase dhe jo ato shqiptare.
Ky është fundi i maskës së tyre dhe fillimi i fundit politik për një grupim që shiti interesat shqiptare për pushtet personal.
Vetëm shtatë ditë, por dëme që do të lënë pasoja për vite.
Një qeveri që nuk qeveris, por sundon mbi shqiptarët me arrogancë dhe diskriminim.
Një pushtet që nuk fsheh më qëllimet e tij.
Një javë që dëshmoi se beteja për barazi nuk ka përfunduar.
Data 02.07.2025
Aktuale
- Mexhiti: Gëzuar 4 Korrikun, qoftë e përjetshme miqësia me SHBA-në!
- Mickoski: Identiteti maqedonas për mua nuk është vetëm kuzhina, por edhe revolucionarët maqedonas Dellçevi, Gruev dhe Sandanski
- Integrimi evropian i Maqedonisë dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik në fokus të takimit të Siljanovska-Davkovës me kryeministrin spanjoll Sançez
- Rihapja e rrugës në Merdar: Një mundësi e re për qarkullim dhe siguri
- Elon Musk shokon me deklaratën se nuk përdor kompjuter
- Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së
- Zhduket pa gjurmë “Sanco”! Eraldo Muçi, miku i besuar i Aleksandër Sadikajt, nuk jep më asnjë shenjë jete prej dy javësh
- U tërhoq në momentin e fundit, s’dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit