Opinioni këto ditë po vlon nga zëra se brenda BDI-së po ndodhë një përplasje shumë e madhe ndërmjet grupit që është me LSDM-në dhe grupit të VMRO-së. Këto ngjarje bëhen edhe më dramatike pas lajmit me titull ‘’Si i bëri 2 milionë euro për 2 vjet, Nevzat Bejta, kryetar i Gostivarit’’ publikuar nga Express në Kosovë të cilin grupi brenda BDI-së që e mbështet LSDM-në e cilëson si presion ndaj tyre për qëndrimin kundër VMRO-së, sidomos duke pasur faktin që Express-i njihet si shumë i afërt me Nikolla Gruevskin, madje kanë realizuar edhe një intervistë me atë. Pas këtij lajmi, burime brenda BDI-së thonë se Dega e Gostivarit ia ka dërguar një letër kreut të BDI-së duke e kërcënuar që në rast se edhe një herë e sulmojnë Nevzat Bejtën, komplet dega e Gostivarit do e braktisë partinë./gostivari24.com
Data 24.03.2026
Aktuale
- Inxhinieri shqiptare në skenën ndërkombëtare: Blerant Ramadani në Karlsruhe Institute of Technology në Gjermani
- Masë e re në Maqedoni: Burg shtëpiak me mbikëqyrje elektronike për person të dënuar
- E ndiqte një grua dhe vajzën e saj të mitur, arrestohet nga policia
- Milanoviq: Maqedonia e Veriut vendos vetë për rrugën e vet
- VLEN do ta mbajë kongresin e parë partiak në muajin Maj
- Mickoski: Prej sot ulet çmimi i naftës dhe benzinës për 3 denarë në pompat e kompanisë OKTA
- Taravari kritikon Mickoskin dhe VLEN-in: Pa ndryshime kushtetuese, vendi rrezikon izolimin
- “Në kërkim të thelbit” nga mendimtari turk, Ibrahim Kallën

